Top Channel/ Kapet me armë dhe drogë i rrezikshmi i Pogradecit! Muçollari eliminoi bashkëmoshatarin
18/06/2025 12:15

Këtë mëngjes policia e Pogradecit ka vënë në pranga 27-vjeçarin Fabian Muçollari, ndërsa në mjet iu gjetën në një çantë krahu një shufër metalike me mbishkrimin “Policia”, 2 armë zjarri pistoletë, 1 silenciator, 3 krehra, 1 shkop metalik, një pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, 5 aparate celularë, 2 karta banke, 1 pasaportë biometrike dhe një shumë parash (lekë, euro dhe dollarë australianë). Por Fabian Muçollari, nuk është një emër i panjohur për policinë, ai është një i ri me precedent kriminal, i dënuar për vrasje dhe që vetëm në 2024 kishte lënë qelinë. Në vitin 2016 ai ka vrarë një bashkëmoshatar, Fabio Hilën, pas një sherri që nisi për një vajzë, konflikt i filluar në rrjetet sociale. Në dëshminë që kishte dhënë para efektivëve pas ngjarjes, ai kishte pohuar në atë kohë se ishin konfliktuar fillimisht në Facebook dhe pasi kishin lënë takim, ai kishte shkuar me armë më vete. “Ka qenë Fabio ai që më ka shkruar i pari në Facebook, duke më kërkuar llogari sikur unë i paskam thënë vajzës të mos lidhet me Fabion. Unë në fillim i kërkova të më thoshte kush ja kishte thënë një gjë të tillë. Më pas kemi filluar të shkëmbejmë mesazhe më të shara për njëri-tjetrin. Pas një bisede që ka zgjatur më shumë se një orë në Faceboook më të shara e kanosje kemi lënë të takohemi në krye të rrugës “Naim Frashëri” në afërsi të një lokali. Shkova në shtëpi dhe mora automatikun të cilin e kisha fshehur në një pusetë pa ujë në afërsi të shtëpisë sime. E mora armën dhe e futa poshtë rrobave sportive dhe u nisa të shkoj tek vendi ku e kishim lënë më Fabion dhe po e kërkoja. Në një moment Fabio më ka thirrur dhe kur ktheva kokën pashë që kishte një karrige prej hekuri më të cilën më ka goditur në shpatullën e djathtë duke më shkaktuar hematomë në krahun e djathtë”, ka dëshmuar ai.

Top Channel/ Bora “errëson” fermerët, pamjet e bukura i lënë vendin ngricës
01/04 22:59
Top Channel/ “Ambasada e SHBA: Irani mund të sulmojë Shqipërinë
01/04 22:50
Top Channel/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve
01/04 22:49
Top News- Irani në shënjestër Shqipërinë/ SHBA jep alarmin, mund të synojë të godasë MEK
01/04 21:07
Top Channel/ Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues
01/04 19:43
Top News – 25 për qind e tenderave u ankimuan. Problematikat e procedurave të prokurimit publik
01/04 17:31
Top News – Zaçaj ngjit shkallët në BSh. Emërohet zëvendësja e parë e guvernatorit Gent Sejkos
01/04 17:30
Top News – Rritje rekord në Shqipëri. Flotës së Aeroportit të Tiranës i shtohen 4 avionë të rinj
01/04 17:05
Top News – Transformimi i Aeroportit të Tiranës. Një portë e aksesueshme për qytetarët dhe bizneset
01/04 16:40
Top News – Lirohet nga detyra Klevis Qose. Qeveria emëron drejtorin e ri të burgjeve
01/04 16:23
Top Channel/ Kosova nderohet me Medalje Merite! Presidentja Osmani dekoron Dardanët
01/04 16:03
Top Channel/SPAK heton grupin kriminal, dy ish-zyrtarë në gjyq për punësimin e Shaljanit
01/04 16:01
Top Channel/ TIA ndryshon me investimet e reja, shtohen pasagjerët dhe ulen çmimet
01/04 15:56
Top Channel/ Ryanair bazë me 4 avionë, investon 400 mln USD në Tiranë, 4 mln pasagjerë në 2026
01/04 15:56
Top Channel/ Bie besimi në ekonomi për marsin! Industria, ndërtimi dhe shërbimet në rënie
01/04 15:48
Top News – Subvencion si në luftën e Ukrainës. Qeveria shqyrton skemën për transportin urban
01/04 15:47
Top Channel/81vite nga masakra e Tivarit,kërkohet zbardhja e plotë të eliminimit të 4400 shqiptarëve
01/04 15:47
Top Channel/ Rregullore për hapësirat publike, ka prioritet lëvizjen në trotuare para sezonit
01/04 15:31
Top Channel/ Berisha akuza për oligopolet, shënjestron Ramën për çmimet
01/04 15:28
Top News – Kundërshtojnë vendimin e Nokës. Demokratët e përjashtuar të Durrësit ‘mësyjnë’ selinë
01/04 15:04