Një 37-vjeçar ka përfunduar në pranga, pasi u kap me fara kanabisi në flagrancë. Si rezultat i një hetimi proaktiv, të ndjekur për disa javë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, Komisariati i Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve e DVP Lezhë, kapën në flagrancë dhe vunë në pranga shtetasin K. M., 37 vjeç, banues në Lezhë.