Top Channel/ Kapet mat turko-gjermani, do shiste në Tiranë një makinë të marrë me qera në Gjermani
28/08/2024 15:24

39-vjeçari që mori një makinë me qira në Gjermani, e fshehu në Shqipëri dhe e denoncoi si të vjedhur është një shtetas turko-gjerman. Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, raporton se Yucehan Er e kishte marrë “Audi-n” në një servis gjerman, që jepte makina me qira dhe pasi e solli në Tiranë, negocioi me Elvis Kosovën, një të apasionuar pas makinave të shpejta dhe të shtrenjta, për t’ia shitur për 50 mijë euro. Madje, katër vite më parë, Kosova fitues garën e Drag Race, që u mbajt në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë. Me një Nissan GTR, distancën prej 402 metrave e kaloi për 09.436 sekonda, me shpejtësi mesatare prej 266.66 kilometra në orë.

DIGITALB DIGITALB - OFERTA