Një 23-vjeçar nga Pogradeci është arrestuar pasi është kapur duke vjedhur targat e automjeteve në qytetin e Tiranës. I riu nga Pogradeci J. L, u kap duke vjedhur targat e një automjeti, në “Misto Mame”. Zbulohet se një ditë më parë ai ka vjedhur edhe targat e 11 automjeteve të tjera, në zonën e Yzberishtit, Misto Mames dhe të Kombinatit.