Top Channel/ Kapet grabitësi me nam! Që nga 2012 ishte kthyer në problem në Shqipëri dhe në Greqi
18/06/2025 12:23

Amarild Muka, 41 vjeç nga Tirana, një emër i njohur për policinë shqiptare prej më shumë se një dekade, është arrestuar nga Policia e Durrësit pas një operacioni të koduar “Again”. Ai dyshohet si autor i një serie vjedhjesh në banesa, automjete, monopatina elektrike dhe sende personale në qytetin bregdetar. Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me qytetarët, ndërsa ndaj tij kishte edhe një urdhër arresti të lëshuar nga DVP Tiranë për mashtrim. Por veprimtaria kriminale e Mukës nuk kufizohej vetëm në Shqipëri. Në shkurt të këtij viti, ai u shpall në kërkim nga autoritetet greke si autor i vjedhjes së shtatë automjeteve luksoze dhe një tentative tjetër, të gjitha në Athinë. Mediat greke publikuan pamjet filmike ku Muka shfaqet duke hyrë në parkingje private, ku në disa raste merrte çelësat nga hapësirat e ruajtjes, ndërsa në të tjera shtirej si i afërm i pronarit dhe merrte automjetin nga punonjësit e sigurisë. Dëmi i shkaktuar nga këto vjedhje kap vlerën mbi 400 mijë euro. Mes automjeteve të grabitura ishte dhe një “Mercedes-Benz” me targa shqiptare, vjedhur më 24 dhjetor 2023 në Athinë. Muka nuk është i panjohur për autoritetet shqiptare. Në vitin 2012 u arrestua në Tiranë për vjedhje në bashkëpunim, në vitin 2017 u ndalua sërish në aksin Mamurras–Laç duke drejtuar një makinë të vjedhur, me të cilën kishte përfituar edhe para cash. Po atë vit, në nëntor, u kap në Kamëz me një armë zjarri me silenciator, pa leje. Materialet në ngarkim të tij janë referuar në Prokurorinë e Durrësit për veprime te mëtejshme.

Top Channel/ Bora “errëson” fermerët, pamjet e bukura i lënë vendin ngricës
01/04 22:59
Top Channel/ “Ambasada e SHBA: Irani mund të sulmojë Shqipërinë
01/04 22:50
Top Channel/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve
01/04 22:49
Top News- Irani në shënjestër Shqipërinë/ SHBA jep alarmin, mund të synojë të godasë MEK
01/04 21:07
Top Channel/ Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues
01/04 19:43
Top News – 25 për qind e tenderave u ankimuan. Problematikat e procedurave të prokurimit publik
01/04 17:31
Top News – Zaçaj ngjit shkallët në BSh. Emërohet zëvendësja e parë e guvernatorit Gent Sejkos
01/04 17:30
Top News – Rritje rekord në Shqipëri. Flotës së Aeroportit të Tiranës i shtohen 4 avionë të rinj
01/04 17:05
Top News – Transformimi i Aeroportit të Tiranës. Një portë e aksesueshme për qytetarët dhe bizneset
01/04 16:40
Top News – Lirohet nga detyra Klevis Qose. Qeveria emëron drejtorin e ri të burgjeve
01/04 16:23
Top Channel/ Kosova nderohet me Medalje Merite! Presidentja Osmani dekoron Dardanët
01/04 16:03
Top Channel/SPAK heton grupin kriminal, dy ish-zyrtarë në gjyq për punësimin e Shaljanit
01/04 16:01
Top Channel/ TIA ndryshon me investimet e reja, shtohen pasagjerët dhe ulen çmimet
01/04 15:56
Top Channel/ Ryanair bazë me 4 avionë, investon 400 mln USD në Tiranë, 4 mln pasagjerë në 2026
01/04 15:56
Top Channel/ Bie besimi në ekonomi për marsin! Industria, ndërtimi dhe shërbimet në rënie
01/04 15:48
Top News – Subvencion si në luftën e Ukrainës. Qeveria shqyrton skemën për transportin urban
01/04 15:47
Top Channel/81vite nga masakra e Tivarit,kërkohet zbardhja e plotë të eliminimit të 4400 shqiptarëve
01/04 15:47
Top Channel/ Rregullore për hapësirat publike, ka prioritet lëvizjen në trotuare para sezonit
01/04 15:31
Top Channel/ Berisha akuza për oligopolet, shënjestron Ramën për çmimet
01/04 15:28
Top News – Kundërshtojnë vendimin e Nokës. Demokratët e përjashtuar të Durrësit ‘mësyjnë’ selinë
01/04 15:04