Një 30-vjeçare u arrestua nga policia e Lushnjës pasi ishte në kërkim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë, me të rritura”. Në pranga përfundoi Borana Faslliu. Ajo u ndalua pasi gjykata e apelit e ka dënuar me 3 vite e katër muaj burg pasi rezulton e implikuar në një rast përdhunimi ku viktimë ishte një 26-vjeçare. Ngjarje kjo e ndodhur në muajin dhjetor të vitit 2020, ku bashkëshorti I 30-vjeçares Borana Faslliu, që tashmë po vuan dënimin në burg, abuzoi seksualisht me të renë.