Policia e Elbasanit ka sekuestruar një arsenal armesh të cilat ishin gati të përdoreshin për vepra kriminale. Në kuadër të operacionit "prevention" u sekuestruan 4 armë zjarri kallashnikovë, dy prej të cilave të modifikuara dhe me silenciatorë gati për përdorim, 3 pistoleta me silenciatorë, 2 mina me telekomandë, të gatshme për t’u aktivizuar për shpërthim me komandim në distancë, nëpërmjet aparateve celulare, kapsolla detonatore dhe një sasi lënde plasëse, e dyshuar “C4”.