Finalizohet pas disa javësh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Rented”. Arrestohen në flagrancë 2 shtetase nga Kazakistani që ushtronin prostitucion në dy apartamente që kishin marrë me qira, në qytetin e Elbasanit. Procedohet penalisht 39-vjeçarja që iu kishte dhënë me qira apartamentet.