Top Channel/ Kapet autori i krimit i dyfishtë, u mori jetën dy kunetërve në Kosovë
07/11/2025 20:04

Astrit Isufi i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Malishevë, ka qenë i dënuar në dy raste të ndryshme. Më 16 prill të këtij viti, Isufi ishte dënuar për “dhunë në familje” dhe “kanosje” ndaj gruas së tij. Sipas aktgjykimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, Isufi kishte rrahur gruan e tij më 30 mars të këtij viti. Fillimisht në orët e hershme e kishte goditur me peshqir dhe i kishte kërkuar gruas së tij t’i zgjojë fëmijët nga gjumi, meqë ishte dita e Festës së Bajramit. Duke qenë se fëmijët nuk ishin zgjuar, Astrit Isufi e kishte goditur me grushte gruan e tij. Isufi e kishte vazhduar dhunën fizike ndaj bashkëshortes edhe pasi ishte kthyer në shtëpi e kishte kërkuar ushqim nga ajo. Dhunën nuk e ka ndalur aty, Astrit Isufi e kishte tërhequr zvarrë bashkëshorten duke e dërguar në një dhomë tjetër për të vazhduar me goditjet me kabllo. Sipas aktakuzës së prokurorisë, deri në momentin kur të njëjtit i ishte dukur e mjaftueshme, ku më pas e ka kërcënuar duke i thënë “ti nuk guxon me u nda me mua, se ka me ta vra familjen, ka me t`i faru krejt”. Për këtë, Astrit Isufi më 16 prill ishte dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinë me burg në kohëzgjatje prej 154 ditësh dhe 300 euro gjobë për “dhunë në familje” dhe për “kanosje” ishte gjobitur me 500 euro. Megjithatë, më 26 qershor, Gjykata e Apelit i kishte ulur dënimin Isufit, pas ankesës së mbrojtjes në vetëm 3 muaj burgim dhe gjobë prej 300 euro për dhunë në familje dhe nuk kishte ndryshuar dënimin me gjobë për veprën penale të kanosjes. Isufi ishte dënuar në shtator edhe për “kanosjen” e familjarëve të gruas nga Gjykata Themelore e Prishtinës – Dega në Drenas. Sipas aktakuzës së ngritur nga prokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, më pesë prill, Astrit Isufi dhe vëllai i tij Petrit Isufi i kishin kanosur seriozisht me dashje dy anëtarë të familjes së miqve pas një konflikti verbal. “I akuzuari – dhëndri i tyre, Astrit Isufi iu ishte drejtuar me fjalë të dëmtuarve ‘dilum nga lokali se ju vras dhe kini afat deri të shkoni në shtëpi, sepse si te shkoni ne shtëpi unë do t’iu vrasë’, kurse i akuzuari Petrit Isufi iu ishte drejtuar me fjalët ‘dilni jashtë se ju vras’”, thuhet në vendimin e gjykatës. Astrit Isufi dhe vëllai i tij, Petriti kishin pranuar fajësinë e për veprën penale të “kanosjes” ishin dënuar me 200 euro gjobë. Dy muaj më vonë, saktësisht më 6 nëntor, Astrit Isufi dyshohet se qëlloi për vdekje vëllezërit e gruas së tij, Driton e Naim Morinën në Golluboc të Malishevës. Isufi u arrestua një ditë pas ai u arrestua në fshatin Plloqicë, i plagosur e aktualisht po merr ndihmë mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Top News – ‘Kosova nuk harron’ / Osmani e Kurti kujtojnë sulmin e NATO-s kundër Serbisë
24/03 22:51
Top Channel/ 27 vite nga bombardimet e NATO, më 1999 nisi sulmi ndaj agresionit serb
24/03 20:02
Top News – Arrestohet serbi në Kosovë. I dyshuar për krime lufte, u kap në kufi
24/03 11:50
Top News – Vrasja e trefishtë në Podujevë. Autorja mori peng të moshuarën – ‘Do ju vras të gjithve’
24/03 11:09
Top News – Përgjysmim të TVSH dhe akcizës. Kosovë, qeveria hedh poshtë propozimin e AAK
24/03 09:46
Top Channel/ Debati për naftën në Kosovë. Biznesi kërkon ulje takse, qeveria refuzon
23/03 19:41
Top Channel/ Podujevë, vdes dhe autorja e sulmit: Dalin emrat, motivi ende mister!
23/03 15:07
Top Channel/ Të shtënat në Podujevë, vdes edhe e plagosura tjetër: Mister motivi!
23/03 11:50
Top News- Politikanët urojnë besimtarët/ Fitër Bajrami, Osmani e Kurti mesazhe për solidaritet
20/03 12:53
Top Channel/ “Kosova peng i krizave”, Myftiu Tërnava: Politika të vendosë interesin kombëtar mbi…
20/03 12:13
Top News- Festohet Fiter Bajrami në Kosovë/ Myftiu Tërnava mesazh liderëve politikë
20/03 10:16
Top News-Manovrat serbe shqetësojnë Preshevën/ Kamberi: NATO të rishikojë zonën tokësore të sigurisë
19/03 21:00
Top News- Keqtrajtimi i 5-vjeçarit në Lipjan/ Pas paraburgimit të prindërve, hetime shtesë
19/03 19:18
Top Channel/ Serbia nis ushtrinë në kufi, Kurti: Show agresioni, reagon KFOR!
19/03 15:11
Top Channel/ Keqtrajtimi i pesë vjeçarit: Paralajmërohet revokim licencash për punonjësit sociale!
19/03 15:07
Top News – Stërvitjet serbe në kufi me Kosovën, Albin Kurti – Provokim, ndërkombëtarët të veprojnë!
19/03 14:51
Top News- Kosovën e mban diaspora / Remitanca rekord, në 2025 dërguan 1.4 mld euro
19/03 14:43
Top News – Kriza politike penalizoi Kosovën. Raporti i Freedom House-Progresi i lirive u paralizua
19/03 10:29
Top Channe/ Prindërit në paraburgim, fëmija në terapi intensive pas ndërhyrjes
18/03 21:02
Top News- Historia makabre nga Kosova, prindërit monstër rrahin e keqtrajtojnë të miturin
18/03 20:06
DIGITALB DIGITALB