Gjatë sezonit turistik, kur fenomeni i prostitucionit zgjeron gjithnjë e më shumë aktivitetin e tij në bregdet, policia e Durrësit ka goditur një tjetër rast të shfrytëzimit të shtetaseve tē huaja për qëllime fitimi. Operacioni i koduar “Storm 5” çoi në zbardhjen e një skeme të organizuar, që vepronte në plazhin e Durrësit.