Një 44-vjeçar i identifikuar si Flamur Dani është arrestuar në Shijak, pasi transportonte lëndë eksplozive dhe kapsolla, gati për t’i shitur. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kishin mësuar se 44 vjeçari siguronte lëndë plasëse në Burrel dhe e shiste në Durrës.