Një operacion policor për trafikimin e emigrantëve të paligjshëm është duke u zhvilluar në Lushnjë. Rreth orës 13:00 forcat e policisë pranë fshatit Golem buzë autostradës Lushnjë-Rrogozhinë, kanë ndaluar 8 emigrantë të huaj aziatikë të cilët ishin strehuar në një shtëpi të braktisur.