Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar këtë të mërkurë në Kun të Shëngjinit. Nikoll Sherniki, 28 vjeç, i cili ishte nën masën ‘arrest shtëpie’ si i përfshirë në vrasjen e efektivit Xhulio Prela, është arrestuar nga policia e Lezhës bashkë me një 34-vjeçare, Flutura Berisha. Ata ndodheshin në automjetin tip”Toyota”, të parkuar në afërsi të një pallati në Kune, Shëngjin dhe sapo kanë parë shërbimet e Policisë duke u afruar, kanë dalë menjëherë nga automjeti dhe kanë tentuar të largohen me vrap.