Tre persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme kanë rënë në prangat e policisë gjatë operacioneve në Gjermani, Gjeorgji dhe Francë. Në vijim të operacioneve për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Policia e Shtetit me anë të inteligjencës informative, ka siguruar informacione për vendndodhjen e disa shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i ka shkëmbyer ato me partnerët, me qëllim lokalizimin e tyre.