Protestat në Britaninë e Madhe duket se nuk do të ndalen. Ato aritën kulmin gjatë ditës së djeshme kur një turmë e ekstremit të djathtë sulmoi një hotel në qytetin anglez Rotherham, i cili dyshohet se strehonte azilkërkues. Policia ndërhyri por nuk mundi të ndalë zemërimin e turmës së njerëzve. Zyrtarët lokalë i përshkruan këto akte jo si protestë, por si një dhunë brutale