Top Channel/ Kaos në Venezuelë pas arrestimit të Maduros, të shtëna me armë zjarri pranë…
06/01/2026 20:25

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në qendër të Karakasit, duke shkaktuar panik dhe masa të menjëhershme sigurie pranë pallatit presidencial Palacio Miraflores. Sipas raportimeve, të shtënat përfshinin armë automatike dhe mitraloza kundërajrorë dhe u përqendruan në zonën ku ndodhet pallati presidencial, aty ku Delcy Rodríguez, e emëruar për të zëvendësuar Nicolás Maduron, u betua një ditë më parë si presidente në detyrë, pas kapjes së Madurros në një operacion ajror amerikan të shtunën. Video të publikuara në rrjetet sociale tregojnë kolona automjetesh ushtarake dhe të blinduara me persona të armatosur, si dhe trupa që përparojnë në formacion luftarak përgjatë rrugëve të kryeqytetit. Në pamje shihen gjithashtu motoçiklistë të armatosur me pushkë, të ngjashëm me njësi paraushtarake që i përgjigjen Ministrisë së Brendshme. Raportohet se dritaret e disa pallateve janë goditur nga plumbat. Të shtënat nisën rreth orës 01:30 të mëngjesit sipas kohës italiane dhe vazhduan me intensitet të lartë për më shumë se gjysmë ore. Më pas, autoritetet u shprehën për një televizion lokal se “situata është nën kontroll”. Sipas disa burimeve, incidenti mund të jetë shkaktuar pasi dy dronë janë parë duke fluturuar mbi pallatin presidencial, çka ka shtuar frikën për një ndërhyrje të re amerikane. Kjo dyshohet se ka çuar në reagimin e forcave të sigurisë dhe aktivizimin e armëve kundërajrore për mbrojtjen e institucioneve shtetërore. Pas incidentit, ndërtesat qeveritare në qendër të Karakasit janë evakuuar. Transmetuesi kolumbian Caracol raportoi se ministritë dhe institucionet shtetërore në zonën e përleshjeve u mbyllën, ndërsa bizneset dhe lagjet përreth u izoluan për arsye sigurie, duke lënë qytetarë dhe klientë të bllokuar brenda ambienteve. Autoritetet venezueliane nuk kanë dhënë ende një sqarim të detajuar mbi shkaqet e të shtënave, ndërsa situata në kryeqytet mbetet e tensionuar.

Top News – Britania nuk bashkohet në luftë / Starmer: Hapja e Ngushticës së Hormuzit s’është e lehtë
16/03 15:27
Top News – Tregoni vuajtjet e luftës…! Papa, thirrje mediave: Mos amplifikoni propagandën
16/03 15:18
Top Channel/ Ozempic shkëput kockat? Studimi: Ilacat GLP-1, ndikim edhe tek nyjet!
16/03 15:02
Top Channel/ Njerëzit e vështirë ju plakin, studimi: Trupi, plakje shtesë biologjike cdo vit!
16/03 15:01
Top News – Lideri suprem mbahet në jetë nga makina / U gjymtua në sulmin ajror që vrau babanë e tij
16/03 14:55
Top News – Lideri suprem mbahet në jetë nga makina / U gjymtua në sulmin ajror që vrau babanë e tij
16/03 14:49
Top News – Raketa bie mbi makinë, vdes shoferi / Aeroporti i Dubait në flakë, kaos në udhëtime
16/03 14:22
Top News – Luftanijet britanike do fundosen nga Irani / A do t’i nisë Starmer drejt Hormuzit?
16/03 14:20
Top News – E merr Hormuzin me 2500 marinsa / Trump sjell ‘911’ e Amerikës, ‘do çlirojnë’ ngushticën
16/03 14:14
Top News – Ngjitja e Polonisë nga gërmadhë post-Komuniste në një nga 20 ekonomitë e mëdha të botës
16/03 14:13
Top News – Pse Franca po blindon Lindjen e Mesme / Macron po përgatitet për bisedimet e pasluftës
16/03 12:30
Top News – Trump kërcënon NATO-n / ‘E ardhme shumë e zymtë nëse nuk ndihmon në Hormuz’
16/03 12:21
Top Channel/ Bie fertiliteti në Europë, por Shqipëria mes “më të mirëve”!
16/03 12:10
Top News – Fushatë elektorale në sauna / Djersitje dhe politikë ndryshe në Kopenhagen
16/03 12:02
Top News – Kuba e ka radhën pas Iranit / Trump thotë se bisedimet vazhdojnë, veprim më vonë
16/03 11:57
Top Channel/ Trump paralajmëron NATO-n: “Do e keni punën pisk po s`na ndihmuat me Hormuzin”!
16/03 11:18
Top Channel/ Hormuzi, Gjermania i thotë ”Jo” Trumpit: “Neve, mos na llogarisni”!
16/03 11:17
Top Channel/ Dronë në aeroport, kaos fluturimesh në Dubai: Një i vdekur nga raketat në Abu Dhabi!
16/03 11:16
Top News – Sulmet në Bejrut. Shkon në 850 numri i të vrarëve që nga nisja e konfliktit
16/03 09:50
Top News – Trump paralajmëron NATO-n. ‘Do përballeni me pasoja, ndërhyni në ngushticën e Hormuzit’
16/03 09:42
DIGITALB DIGITALB