Kur na ndajnë dhe pak ditë nga nisja e vitit të ri shkollor, në Kosovë shumë nxënës nuk janë pajisur ende me tekste shkollore. Për këtë problematikë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci zhvilloi një takim me të gjithë drejtuesit e institucioneve arsimore por pa rezultat. Kjo pasi situata e krijuar sipas drejtoreshës së arsimit në Prishtinë Besianë Musmurati, ka ardhur si rrjedhojë e keqmenaxhimit.