Ka nisur me debate të ashpra seanca plenare ku pritet të miratohet me procedurë të përshpejtuar marrëveshja për portin e Durrësit. Shkak i debatit është bërë pikërisht koha e përcaktuar e debatit për marrëveshjen, ku Kryeparlamentarja Nikolla tha se Konferenca e Kryetarëve e ka përcaktuar të jetë 6 orë, kohë e cila është kundërshtuar nga Sali Berisha dhe deputetët e tij mbështetës, por edhe nga aleati i tij në opozitë, Partia e Lirisë.