Ujërat termale të Bënjës në Përmet si dhe kanioni i Langaricës me gjatësi gati 5 km ofrojnë një prej atraksioneve natyrore më spektakolare në Jug të Shqipërisë. Megjithatë natyra e egër dhe mungesa e infrastrukturës sinjalizuese, udhëzuesve të posaçëm apo ekipeve për sigurinë e jetës në terren po e kthen luginën e Langaricës në një territor aventurash të rrezikshme.