Kryeministri Edi Rama nuk ka në plan të ulet në të njëjtën tryezë për bisedime, as me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe as me mbështetësit e tij. Duke folur për deputetët e opozitës dhe trazirat që kanë shkaktuar në Kuvend, teksa kërkojnë ngritjen e komisioneve hetimore, kryeministri theksoi se nuk do të negociojë me non grata-n (Sali Berishën).