Kandidati i Partisë Socialiste, Benet Beci, po ndjek nga afër procesin e numërimit në KZAZ numër dy. Beci po qëndron në tribunën e ambientit ku po zhvillohet procesi i numërimit në një nga KZAZ-të më të mëdha. Numërimi ka nisur me vonese për shkak të distancës së disa prej qendrave të votimit. Deri më tani janë numëruar 7 kuti votimi, ndërsa ende vijon puna.