Kryeministri Edi Rama nuk ka dashur të humbasë asnjë ditë kohë për t’i dhënë drejtim punëve në Bashkinë e Tiranës. Një ditë pas shkarkimit nga Këshilli Bashkiak i Erion Veliajt, lideri i socialistëve ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e pjesshme që pritet të mbahen në Tiranë.