Top Channel/ Kandidatja e PS denoncon: PD ka urdhëruar komisionerët të vonojnë nisjen e votimit
09/05/2025 20:01

Kandidatja e Partisë Socialiste në Fier, Kiduina Zaka ka denoncuar PD, që sipas të cilës kanë për qëllim që të dëmtojnë procesin zgjedhor më 11 Maj. Në një deklaratë, ajo thotë se PD ka urdhëruar komisionerët e saj që të mos paraqiten në kohë në qendrat e votimit, me qëllim vonimin e nisjes së votimit të dielën. Më tej ajo shprehet se kjo është një strategji destruktive nga PD pasi është e vetëdijshme për humbjen. “PS e qarkut Fier denoncon urdhrat e paligjshëm që drejtuesit politik të PD në këtë qark po iu japin komisionervë të tyre për të mos u paraqitur në qendrat e votimit në orarin e caktuar, për të kryer veprime që vonojnë nisjen e votimit apo veprime të tjera të paligjshme deri në dëmtimin e procesverbaleve dhe kutive të votimit me qëllim prishjen e këtij procesi. Për ne është mëse e qartë se kjo strategji destruktive e drejtuesve politikë të PD në Fier lidhet me humbjen e pashmangshme dhe madhështore që do të marrë në 11 maj, një humbje historike, për të cilën janë të vetëdijshëm dhe prandaj kërkojnë me të gjitha format prishjen e procesit. PS iu bën thirrje të gjithë komisionerëve të PD dhe të forcave të tjera politike të mos bien pre e metodave të paligjshme dhe kriminale të drejtuesve të tyre por të zbatojnë detyrën siç e ka parashikuar ligji. Çdo shkelje e ligjit do të faktohet me prova të qarta dhe do të denoncohet me forcë në organet ligjzbatuese. Askush s’do ta çojë nëpër mend se do të fshihet pas ombrellës partiake nëse shkel ligjin dhe cenon procesin zgjedhor në çdo formë të mundshme. Iu bëjmë thirrje qytetarëve të Fierit që të shkojnë të vendosur pranë kutive të votimit dhe të ushtrojnë të drejtën kushtetuese për të votuar pa u ndikuar nga presionet apo problematikat që mund t’ju krjojnë ata që tashmë e kanë të qartë rezulatin e humbjes më 11 maj”, thotë Zaka.

Top News – ‘Naftën e shtrenjtojnë taksat’. Berisha: Rama tallet me qytetarët, thotë po e ul 8 lekë
06/04 20:32
Top News – Berisha: Rama po tallet me ju, thotë po e ul 8 lekë naftën
06/04 20:27
Top Channel/ Veliaj fiton gjyqin ndaj italianit, e kishte paditur në lidhje me inceneratorët
06/04 19:56
Top Channel/ Berisha do ballafaqim me Ramën! Dosja “Partizani”, kreu i PD: Le të vijë…
06/04 12:24
Top Channel/ Berisha paraqitet në SPAK, zbaton masën ‘detyrim paraqitje’, pritet nga mbështetësit
06/04 10:29
Top Channel/ Berisha: Ulja e akcizës, tallje. Nuk ka integrim në BE për shqiptarët
05/04 19:40
Top Channel/ Takimet e Ramës në njësinë 5, Braçe i revoltuar që nuk mori pjesë: Histori deliri
05/04 19:38
Top Channel/ “Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”, Berisha i përgjigjet Ramës për…
05/04 17:47
Top Channel/ Politika urim për Pashkët, mesazhet nga Begaj, Rama dhe Berisha
05/04 15:08
Top News – Urimet për Pashkën. Begaj, Rama e Berisha mesazhe për besimtarët
05/04 12:55
Top Channel/ Pashkët/ Rama bën urimin me videon e veçantë të krijuar nga Inteligjenca Artificiale
05/04 12:53
Top Channel/ Rama:Je dakord ti që unë të kem klonin tim? Ja si përgjigjet biotikistja në Flasim
05/04 10:57
Top News – ‘Korrupsioni, sëmundje e rëndë e trashëguar. Ne kemi rritur të ardhurat buxhetore’
05/04 10:24
Top News – ‘Fonde për fermerët e rinj’. Rama flet për skemën kombëtare të bujqësisë
05/04 10:24
Top News – Shtrenjtimi i naftës, Rama: Miratuam uljen e akcizës nëse çmimi shkon mbi 220 lekë
05/04 10:24
Top News – Kryeministri Rama prezanton nismën e qeverisë ‘Dyfisho ndërmarrjen tënde’
05/04 10:24
Top News – ‘Bëjnë çmos, të mbulojnë punët me ziftin e dëshpërimit, baltën e urrejtjes’.
05/04 10:23
Top Channel/ ‘Ti je të dhëmbi i qenit’, Rama batuta në Flasim: Unë nuk kam më në dispozicion…
05/04 10:22
Top Channel/ Kryeministri Rama rendit ngjarjet më të rëndësishme të Javës
05/04 10:16
Top Channel/’Ruset janë shumë të bukura’ Rama batuta me studentin shqiptar që ka mbaruar në Moskë
05/04 10:13