Top Channel/ Kandidati për president i Greqisë/ Mitsotakis propozon kryetarin e Parlamentit
15/01/2025 22:22

Në një mesazh televiziv kryeministri grek Kyriakos Mitostakis ka propozuara si kandidat të Demokracisë së Re për postin e presidentit të ardhshëm të Republikës së Greqisë kryetarin e Parlamentit Konstantinos Tasoulas Shpirti i tij unifikues dhe virtytet e tij të kombinuara , mendoj se janë vërtetuar nga mënyra e shkëlqyer , e pranuar nga të gjithë , me të cilën ai ka menaxhuar deri tani punën e Kuvendit në një reliev partiak shumë të vështirë . 66-vjeçari që ka propozuar Mitsotakis , me origjinë nga Janina ka qenë avokat dhe ligjvënës që nga viti 2000 dhe ka shërbyer si ministër i kulturës, është zgjedhur 3 herë kryetar parlamenti duke siguruar shumicën më të madhe të votave në Greqinë e pas juntës ushtarake në vitin 1974. Pas shpalljes së kandidaturës së re , presidentja greke në detyrë Katerina Sakellaropoulou, mandati pesëvjeçar i së cilës përfundon në 13 mars, shprehu mirënjohjen e saj ndaj z. Mitsotakis , ndërsa vetë z. Tasoulas në fjalën e tij në parlament e ka falenderuar kryeministrin për nderin e madh. Propozimi i kreut të Demokracisë së Re dhe kryeministrit Kyriakos Mitsotakis për postin e Presidentit të Republikës, është për mua një nder dhe përgjegjësi supreme. Tasoulas njoftoi gjithashtu nisjen e menjëhershme të procedurave për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, ku votimi i parë do të bëhet të shtunën e ardhshme, më 25 janar. Sipas procedurës zgjedhja e presidentit parashikon deri në pesë votime. Dy të parat kërkojnë një shumicë të shtuar prej mbi 200 deputetësh, votimi i tretë 180, i katërti 151 dhe i pesti një shumicë relative. Mes çdo votimi ka 5 ditë, ndërkohë që të gjithë drejtuesit e partive parlamentare kanë të drejtë të propozojnë një kandidat për postin e Presidentit të Republikës. Por z. Tasoulas sipas parashikimeve pritet të marrë në votimin e 4 mbi 165 vota kështu që zgjedhja e tij konsiderohet e sigurt.

Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58