Kandidati për deputet i koalicionit PD-ASHM, Aulon Kalaja, është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion. Pas rreth një ore në SPAK ai tha se ka kallëzuar faljen e gjobave dhe se Këshilli i Ministrave ka shpërdoruar detyrën.