Kandidati i lëvizjes socialiste për integrim Etien Joka është filmuar duke premtuar dhe paguar para për blerjen e votave. Videot janë transmetuar në emisionin Breaking në Top News. Në videon e dytë bëhet biseda për blerjen e të paktën 100 votave. Ndërsa në videon e tretë sekseri flet me një person duke përmendur emrat e kryetares së LSI por edhe të shoqëruesit të ish kryeministrit Berisha, këtij të fundit i kanë premtuar një mijë vota, por pranojnë që e kanë gënjyer Pas publikimit të kësaj video, kandidati i LSI Etien Joka i pyetur nga Top Channel mohoi gjithçka.