Një prej shtatë kandidatëve shqiptarë në Greqi, Fatos Malaj ka ushtruar të drejtën e votës në një prej qendrave të votimit. Malaj kandidon për partinë PASOK në Athinë. Ai u bën thirrje shtetasve grekë me origjinë shqiptare të shkojnë të votojnë pasi shumë shpejt do të ketë ndryshime ligjore të cilat do të prekin reformën e pensioneve, ndaj prezenca e shtetasve shqiptarë me të drejtë vote në ketë proces, sipas tij ka impakt direkt në të ardhmen e tyre.