Zgjedhja e presidentit të ri për shumicën qeverisëse mbetet krye-prioritet politik i momentit. Por paralelisht me të, kuvendi është duke zhvilluar edhe një tjetër proces. Zgjedhjen e avokatit të ri të popullit me një mandat 5 vjeçar pozicion për të cilin gazetari Top Channel Muhamed Veliu mëson se deri këtë të hënë, kanë shprehur interes e duke dorëzuar dosjet 13 persona.