Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka reaguar mjaft i prerë ndaj raportimeve nga terreni se disa kandidatë për deputet kanë tentuar të hyjnë në qendrat e votimit. Në këtë situatë, Celibashi e ndjeu të nevojshme të sqarojë edhe një herë se një veprim i tillë konsiderohet shkelje e ligjit e nuk do të tolerohet.