Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar kërkesat e disa prej kandidatëve demokratë jo fitues në zgjedhjet e 11 majit për rinumërimin e votave. Ai theksoi se PD nuk bllokon asnjë kandidat që kërkon transparencën dhe nëse ka pasur njerëz të pandërgjegjshëm, ata do identifikohen dhe do mbahet qëndrim ligjor.