Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, votoi rreth orës 10:00 në Mitrovicë të Jugut. Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të votojnë sipas bindjeve dhe vullnetit të tyre. Më herët kanë votuar edhe Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti.