Top Channel/ Kanceri mund të parandalohet! Studimi i OBSH në ditën botërore të kancerit
04/02/2026 20:14

Katër në dhjetë raste me kancer në rang global mund të parandalohen. Studimi më i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Agjencisë Ndërkombëtare për Kërkimet mbi Kancerin, publikuar në Ditën Botërore të Kancerit, 4 shkurt, zbulon 30 faktorë të parandalueshëm, duke përfshirë duhanin, alkoolin, mungesën e aktivitetit fizik, ndotjen e ajrit, rrezatimin ultravjollcë – dhe për herë të parë – nëntë infeksione që shkaktojnë kancer. Analiza e OBSH vlerëson se 37% e të gjitha rasteve të reja të kancerit në vitin 2022, rreth 7.1 milionë raste, ishin të lidhura me faktorë të parandalueshëm. Duke u bazuar në të dhëna nga 185 vende dhe 36 lloje kanceri, studimi identifikon duhanin si shkakun kryesor të kancerit, përgjegjës për 15% të të gjitha raste të reja të sëmundjes, i ndjekur nga infeksionet me 10% dhe konsumimi i alkoolit me 3%. Tre lloje kanceri, ai i mushkërive, i stomakut dhe i qafës së mitrës, përbëjnë pothuajse gjysmën e të gjitha rasteve të kancerit të parandalueshëm, si te burrat ashtu edhe te gratë, në nivel global. "Adresimi i këtyre faktorëve të parandalueshëm përfaqëson një nga mundësitë më të mëdha për të zvogëluar barrën globale të kancerit”, thanë drejtuesit e studimit. Sipas hulumtuesve, adresimi i faktorëve të parandalueshëm jo vetëm që zvogëlon përhapjen e kancerit, por gjithashtu ul kostot afatgjata të kujdesit shëndetësor dhe përmirëson shëndetin dhe mirëqenien e popullsisë.

Top Channel/ “Nuk ka pikë pëlqimi për Mateon”, Rogerti për Brikenën: Si nuse që do të…
18/03 21:02
Top Channe/ Prindërit në paraburgim, fëmija në terapi intensive pas ndërhyrjes
18/03 21:02
Top Channel/ Një tjetër zyrtare “trazon” Trumpin! Shefja e inteligjencës refuzon pyetjen për Iranin
18/03 19:55
Top Channel/ Izraeli eliminon ministrin iranian që shkaktoi sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë
18/03 19:54
Top Channel/ Nafta, sërish rekord! Rritet brenda ditës me 5% çmimi në tregjet ndërkombëtare
18/03 19:46
Top Channel/ “Do rriten të gjitha çmimet”! Ish-ministri Malaj: Qeveria të ndërhyjë për naftën
18/03 19:43
Top Channel/ “Si njeri pa njeri”, Selin e përlotur pas largimit të Gimbos: Ishte e vështirë…
18/03 19:36
Top Channel/ Përdhunim… 40 krime për djalin e Princeshës së Kurorës në Norvegji, kërkohet burg
18/03 19:22
Top Channel/ Kim Jong Un lider i padiskutueshëm i Koresë së Veriut, votohet afro 100% nga koreanët
18/03 19:21
Top Channel/ Izraeli sulmon Bejrutin me breshëri raketash, pallati shfaroset për pak sekonda
18/03 19:21
Top News – ‘Nafta u rrit, por pak.’ Kryeministri Rama me importuesit: Taksat nuk preken!
18/03 15:28
Top Channel/ Paga mbi 1 mijë euro! 2000 vende pune në panair, kërkesa e lartë në turizëm
18/03 15:23
Top Channel/ AMA mbyll aplikacionin pirat “Kanali im”, hiqet nga Play Store
18/03 15:20
Top Channel/ Rejsi Farma, gjobë spitaleve! Dyshohet për fatura të dyfishta ndaj spitalit të Fierit
18/03 15:16
Top Channel/ SPAK çon Ahmetajn për gjykim, 11 të pandehur për korrupsion e pastrim parash
18/03 15:14
Top News – Kanali i piratëve / AMA mbyll aplikacionin që vidhte Digitalb
18/03 15:07
Top News – 4 mld euro investime në rrugë / PD dhe PL kërkojnë hetim parlamentar nga 2014-ta
18/03 14:54
Top Channel/ Përplasen rëndë dy makina në aksin Korçë-Maliq, një nga shoferët përfundon në spital
18/03 14:44
Top News – Aksident në aksin Korçë–Maliq / Dyshohet për disa të lënduar nga përplasja e dy mjeteve
18/03 14:38
Top News – Negociatat ‘ngecin’ te mbyllja. Raporti IBAR, Gjermania me rezerva për antikorrupsionin
18/03 14:37
DIGITALB DIGITALB