Kanadaja do ta hapë konsullatën e saj të parë diplomatike në Groenlandë. Ky veprim shihet si një shenjë e fortë solidariteti, pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, i cili kishte kërcënuar se SHBA-ja duhet ta marrë kontrollin e këtij territori. Një delegacion i lartë kanadez, ku përfshihen Guvernatorja e Përgjithshme Mary Simon dhe ministrja e Jashtme Anita Anand, do të udhëtojë të premten drejt qytetit Nuuk, raporton BBC. Ato do të marrin pjesë në hapjen zyrtare të konsullatës kanadeze.