Në dy operacione policore në Mirditë dhe Laç policia sekuestroi 158 kilogramë kanabis, një pjesë e gatshme për shitje dhe një pjesë në proces tharjeje, asgjësoi 280 bimë të dyshuara që ishin kultivuar në fuçi në fshatin Bulsharë të Mirditë. Rezultatet për finalizimin e operacioneve “Prioriteti” dhe “Tempulli” i bëri të ditura drejtori i policisë së Lezhës, Alfred Elezi.