Sarandë/Goditen 2 raste të tjera të shitjes së dozave të cannabis sativës, në lokale në vijën bregdetare të Sarandës. Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Parts 17”. Për këto raste vihet në pranga një 18-vjeçar, procedohet penalisht një 27-vjeçar dhe sekuestrohen qindra doza të lëndës narkotike cannabis sativa.