Dikur kampion i mundjes në Shqipëri sot rrit lule. Jorgji Bare 62 vjeç ish-kampion kombëtar flet me krenari për të kaluarën dhe të por dhe të tashmen. Në karrierën e tij sportive Jorgji kujton nisjen e sportit të mundjes në vitet 1975 dhe më pas do vinte viti 1982 që Jorgji Bare do të shpallej kampion kombëtar. Aktiviteti sportiv i Jorgji Bares u ndërpre në vitin 1990 dhe me rënien e sistemit, kur ai do të emigronte në Greqi. Në vendin fqinjë rastësisht nisi edhe aktivitetin e tregtimit të luleve, fidanëve të agrumeve, ullinjve dhe vreshtarisë.