Brenda fitores masive të socialistëve në këto zgjedhje, disa prej kandidatëve kanë shënuar rekorde elektorale. I pari është kryebashkiaku Veliaj, i cili në garën për mandatin e tretë arriti një diferencë votash me gati 58 mijë vota më shumë se Belind Këlliçi. Ky avantazh është sa e gjithë popullsia e Gjirokastrës.