Pas dy vjetësh ndërprerje për shkak të pandemisë, në Ostren të Madh të Bashkisë Bulqizë është rikthyer sërish kampionati i mundjes. Kjo ishte Kupa e 9-të në mundje tradicionale sport ky qe zhvillohet në natyrë. Sportistë të grupmoshave te ndryshme, jo vetëm nga zona e Gollobordës që tradicionalisht njihet ne mbarë vendin për ushtrimin e sportit të mundjes, por edhe nga Dibra, Maqedonia, Kosova, si dhe sportistë veteran te këtij sporti ndër vite ishin pjesëmarrës në aktivitet.