Top Channel/ Kampionati ballkanik/ Shqipëria merr tre medalje në kampionatin e karatesë
25/09/2023 19:58

Kjo fundjavë ka ulur siparin e Kampionatit Ballkanik të Karatesë për të rritur dhe veteranë që u zhvillua për herë të parë në Tiranë në sallën olimpike “Feti Borova”. Mbi 360 sportistë që përfaqësojnë jo vetëm Shqipërinë e Kosovën, por dhe Serbinë, Maqedoninë e Veriut, Bosnje-Hercegovinë, Greqinë, Turqinë, Kroacinë, Bullgarinë apo edhe Rumaninë, kanë bërë të mundur zhvillimin e një kampionati mjaft interesant duke arritur qëllimin e tij dhe ka justifikuar besimin e federatës ballkanike që I besoi Shqipërisë organizimin e tij. “Ju falënderoj të gjithëve dhe uroj që ky kampionat të përcjellë paqe dhe çdo gjë të bukur që përfaqëson”, tha Petrit Baba, President i Federatës së Karatesë. Por më i kënaqur me organizimin e Shqipërisë është presidenti i Federatës Ballkanike të Karatesë, Davor Çipek. “Unë jam shumë i mrekulluar me organizimin e Shqipërisë dhe të Tiranës. Një nivel i lartë organizimi dhe mikpritje e mendoj se të gjithë u ndjenë të lumtur në Tiranë. Me këtë që shoh nuk do të jetë e largët dita që Shqipëria të bëjë dhe aktivitete më të mëdha. Dhe besoj se e meriton”, tha Davor Çipek, President i Federatës Ballkanike të Karatesë. Shqipëria e mbylli këtë aktivitet me 3 medalje, një të artë për veteran, një argjendi për peshën deri në 60 kg dhe një tjetër po të argjendtë për peshën deri në 67 kg.

Top News- Prishtina plot me tifozë, të gjithë në pritje të ëndrrës për në Botëror
31/03 22:10
Top Channel/ Kosova një hap nga takimi me historinë! “Dardanët” presin turqit
31/03 19:35
Top Channel/ Ndeshja finale mes Kosovës dhe Turqisë, skuadra turke mbërrin në stadium
31/03 19:32
Top Channel/ Pak orë para ndeshjes me Turqinë, nis atmosfera në stadiumin në Kosovë
31/03 18:20
Top Channel/ Pak orë nga starti i ndeshjes, në rrugët e Kosovës nis festa e çmendur e tifozëve
31/03 17:20
Top Channel/ Kosova bëhet gati për Turqinë, ndeshja vendimtare do të transmetohet nga Top Channel
31/03 15:45
Top Channel/ “Pavarësia” e dytë e Kosovës! Sot një hap pranë Botërorit
31/03 15:45
Top Channel/ Miqësorja Shqipëri-Ukrainë në Valencia, mund të jetë e fundit për Sylvinho
31/03 12:51
Top News – Kombëtarja luan me Ukrainën / Sylvinho-na pret një ndeshje e vështirë, e fortë
30/03 19:04
Top News – Sfida e madhe Kosovë-Turqi/ Foda: Shanset janë 50 me 50, do të japim maksimumin
30/03 14:58
Top News- Miqësorja me Ukrainën. Dëmtohet Muçi, probleme dhe për Asanin
30/03 12:50
Top Channel/ Sherr në Teuta-Besëlidhja, shoqërohen disa persona në komisariat, mes tyre dhe tifozë
29/03 22:06
Top Channel/ Përfundon ndeshja në Varshavë, Kombëtarja Shqiptare përshëndetet me tifozët
26/03 23:08
Top Channel/ Goli i Zielinski në Varshavë, polakët provokojnë tifozët shqiptarë në tribuna
26/03 22:31
Top Channel/ Turp nga polakët, fishkëllejnë Himnin Kombëtar Shqiptar
26/03 21:08
Top Channel/ “Finalja” e parë me Poloninë, mbushet stadiumi në Varshavë
26/03 20:29
Top Channel/ Poloni-Shqipëri, luhet Botërori! Ndeshjen e play off në Digitalb
26/03 20:14
Top Channel/ Pak para ndeshjes, mijëra forca policie rrethojnë stadiumi në Varshavë
26/03 19:33
Top Channel/ “Finalja” e parë për në Botëror, forcat e policisë ‘blindojnë’ stadiumin në Varshavë
26/03 19:14
Top Channel/ Pranë ëndrrës së Botërorit/ Shqipëria sot në ndeshjen e parë play-off kundër Polonisë
26/03 15:46