Për herë të parë në Shqipëri, u organizua një turne ndërkombëtar i footvolley. Eventi u mbajt në Ksamil dhe solli përgjatë fundjavës energji dhe atmosferë të veçantë në rivierën shqiptare. Footvolley është një sport që bashkon teknikën e futbollit me rregullat e volejbollit dhe luhet në rërë, zakonisht në plazh.Gjashtë ekipe nga Brazili, Portugalia, Franca, Anglia, Italia dhe Shqipëria u përballën në ndeshje dinamike, mes një publiku vizitorësh dhe vendasish.