Çdo sezon veror, Bashkia e Tiranës hap kampe verore për fëmijët e familjeve në nevojë. Edhe këtë vit, të vegjlit po argëtohen në njërin prej kampeve të ngritura në Parkun e Liqenit Artificial. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, iu bashkua aktiviteteve dhe lojrave të grupit të fëmijëve pjesëmarrës, me të cilët ndau edhe disa momente gazmore.