Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër në afërsi të Balldrendit. Mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra- tjetrën, e si pasojë ka mbeturi i dëmtuar lehtë një shofer. Një mjet i tonazhit të rëndë ka goditur makinën tip fouristradë dhe për pasoje nga goditja ka përfunduar në kanal.