Top Channel/ Kamioni përmbyset në rrugë, plagoset shoferi në Lezhë
21/09/2023 19:17

Një kamion është përmbysur këtë mbrëmje në rrugën e vjetër Pllane – Rrubik në Lezhë. I plagosur mbeti drejtuesi i kamionit, i cili u dërgua në spitalin e Laçit. Ende nuk dihen shkaqet aksidentit. Paraprakisht dyshohet se mjeti ishte i ngarkuar me inerte dhe për shkak te shpejtësisë, drejtuesi i saj ka humbur kontrollin në një prej kthesave, duke u përmbysur. Policia ka nisur hetimet për aksidentin. Ky është aksidenti i katërt brenda ditës në Lezhë. Gjatë paradites, u regjistruan tre aksidente të tjera. Rreth orës 9:30, dy makina dhe një camper u përfshinë në një aksident ne Mabë ku mbeten të lënduara 2 vajza. Dhe në këtë aksident dyshohet se shkak ishte parakalimi i gabuar i mjetit tip “Audi”, ku më pas humbi kontrollin e mjetit duke u përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës, e duke ju prerë rrugën camperit i cili ishte përballë. Burime nga vendi ngjarjes bëjnë me dije se duke munduar t’i shmangen mjetit tip “Audi” camperi i cili drejtohej nga një turist gjerman duke përfunduar në kanal në anësore të rrugës, së bashku me një makine tip golf që ndodhej pas tij. 2 turistët gjermanë dhe drejtuesi i mjetit tip “Golf” morën plagë të lehta. Pak minuta më vonë një makinë dyshohet se përplasi një motor në afërsi të Knallës në Shëngjini dhe u largua nga vendi i ngjarjes duke lënë të plagosur drejtuesin e motorit. 31-vjeçari u transportua në spital me fraktura të shumta në trup por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Në hyrje të Lezhës u regjistrua aksidenti i tretë për ditën e sotme ku mbeti e plagosur një kalimtare e cila dyshohet se i preu rrugën një furgoni. E lënduara u transportua menjëherë në spitalin e Lezhës ku ka marrë plagë në shpatull dhe gjunjë, por sipas bluzave të bardha ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Top News – Tirana feston ditën e verës. Ballokume, muzikë dhe ngjyra në kryeqytet
14/03 14:18
Top News-Banorët e Rrjollit kundër resortit të Ulajt/ Sërish përplasje për pronën, disa të shoqëruar
14/03 14:12
Top Channel/ Vlonjatë dhe turistë festojnë Ditën e Verës pranë bregdetit
14/03 14:10
Top Channel/ Pamje me dron, Tirana feston Ditën e Verës, qytetarët mbushin rrugët e kryeqytetit
14/03 14:06
Top News – Ngjyrat e festës ‘veshin’ Tiranën. Ballokume e tinguj muzikor për ditën e verës
14/03 14:04
Top News- ‘Shqiponjat’ kapin 36-vjeçarin nga Kosova/ I dënuar me burg për shpërndarje droge
14/03 13:31
Top News – Festë dhe në burgun e të miturve/ Aktivitet festiv në kuadër të ditës së verës
14/03 13:22
Top News- Dhunë e përplasje në protestën e banorëve të Rrjollit, vijon beteja për pronën
14/03 13:20
Top Channel/ Dita e Verës në Durrës, koncert dhe panair në Ditën e Verës në qytetin bregdetar
14/03 12:43
Top Channel/ Dita e Verës në Tiranë, disa evente janë organizuar në kryeqytet për këtë ditë
14/03 12:42
Top Channel/ Sot Dita e Verës, qendra e fesës është Elbasanit, ku eventet kanë nisur prej ditësh
14/03 12:41
Top News – Elbasani, ‘kryeqyteti’ i festës. Koncert e aktivitete për Ditën e Verës
14/03 12:31
Top Channel/ Iftari i prefektit të Tiranës, mesazh paqeje dhe harmonie fetare në iftarin e Ramazanit
14/03 12:26
Top Channel/ 81 vjeç dhe agjëron çdo Ramazan, historia e besimtarit nga Librazhdi
14/03 12:25
Top Channel/ Turistë pranverorë në Durrës, temperaturat e buta dhe çmimet e lira tërheqin të huajt
14/03 12:24
Top Channel/ Ekstradohet i kërkuari për armë, Britania aprovon ekstradimin e Alban Gjidiajt
14/03 12:22
Top Channel/ Nga gabimi te suksesi, rasti i Shiqir Manjanit: Gjykata e Strasburgut i dha të drejtë
14/03 12:22
Top News- Sekuestrohen pasuri në Fier/ Dyshohet se janë përfituar nga të ardhura jo të ligjshme
14/03 11:30
Top News – Festohet Dita e Verës. Tradita që po reziston ndër shekuj
14/03 11:20
Top News- Përleshje e të shtëna me armë zjarri/ Sarandë, katër në pranga e dy në kërkim
14/03 11:02
DIGITALB DIGITALB