Një kamion me targa të Tiranës është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së martës në aksin rrugor Lushnje-Rrogozhinë. Drejtuesi i kamionit ka parë tymin të dalë nga pjesa e parme e kamionit dhe ka hapur krahun menjëherë në anë të rrugës. Pas tymit kamioni është përfshirë nga flakët, të cilat u hapën me shpejtësi.