Një autobot i ngarkuar me naftë ka humbur kontrollin dhe është përmbysur këtë pasdite në aksin rrugor Prrenjas-Qafë Thanë. Pas këtij aksidenti, është përfshirë nga flakët një makinë që po kalonte në rrugë. Shkak dyshohet se është bërë nafta e derdhur në rrugë, që ka shkaktuar nxehjen e gomave. Shoferi i autobotit është një shtetas moldav, ndërkohë që nuk dihen shkaqet e aksidentit. Aktualisht, lënda djegëse në rrugë po pengon lëvizjen e mjeteve. Për pasojë, është bllokuar rruga në drejtim të Prrenjasit, duke krijuar trafik.