Tashmë prej 11 ditësh banorët e lagjes demokracia në Mamurras vijojnë të protestojnë dhe të bllokojnë rrugën për të mos lejuar kalimin e mjeteve të tonazhit të rënd, shkak se kamionët kalojnë në kodrat e qytetit për të marrë inerte. Për banoret është kthyer një shqetësim serioz jo vetëm për jetën e fëmijëve por gjithashtu dhe për shëndetin e tyre pasi pluhuri i madh që shkaktojnë ka sjelle probleme për ta, gjithashtu ka patur dëmtime edhe në banesat e tyre.