Edhe pse pika e përbashkët kufitare Morin-Vërmicë mes Shqipërisë e Kosovës, ka 12 korsi dhe një by-pass të ri për kontrollin e kamionëve dhe mjeteve të rënda, radhët nuk janë shmangur ende. Me dhjetra kamionë pothuajse çdo ditë e kryesisht gjatë fundjavave,krijojnë rradhë të gjata në tentativë për t’u futur në Kosovë. Kjo për arsye të vonesave gjatë përpunimit të automjeteve të tonazhit të rëndë.