Pamjet e kamerave të sigurisë kanë nxjerrë zbuluar bashkëpunëtorët e këtij krimi, të cilët kanë qëndruar në hotelin dhe lokalin e Nikulajt për disa javë. Gazetarja Brixhilda Deda ka siguruar videot, ku duket qartë identiteti i autorëve, të cilët hiqeshin si turistë. Ata janë identifikuar si Edmond Haxhia, shtetas shqiptaro- britanik; Harry Simson, shtetas britanik, Harriet Bridgeman, shtetase britanike; Thomas Mithan, shtetas britanik dhe Steven Hunt shtetas britanik.