Top Channel/ Kambanë për reformë në arsim! Rasti i 14 vjeçarit, plan për masat në shkolla
20/11/2024 19:38

Vrasja e nxënësit 14 vjeçar nga moshatari i tij pas mësimit ka nxitur një thirrje të përbashkët: reformë në arsim. Duket se kërkesa për përmirësimin e masave ndaj dhunës në shkolla po bëhet gjithnjë e më emergjente. Ministria e Arsimit pranon për Top Channel nevojën për ndryshim dhe përfshirjen e shumë zërave në një PLAN që specifikon detyrat e afatet e cdo institucioni. Ndërsa ekspertët ngrenë shqetësimin se masat hartohen pas ngjarjeve tronditëse dhe se nuk janë afatgjata… “Për të gjithë ne ka rënë kambana e alarmit për të parë se cfarë kemi bërë dhe se cfarë duhet të bëjmë më mirë. Për këtë, ministria e arsimit ka organizuar në një takim urgjent, me përfaqësues jo vetëm të Ministrisë së Arsimit, por edhe përfaqësues të ministrive të tjera të linjës, të këshillit të prindërve, të organizatave dhe të gjithë aktorëve që kanë përgjegjësi për zbatimin e të drejtave të fëmijëve. Rakorduam të dalim me një plan kombëtar gjithëpërfshirës, për të menaxhuar, parandaluar, eliminuar rastet e dhunës qofshin fizike apo të dhunës online”. “Ky nuk është rasti i parë, kanë ndodhur dhe të tjera në shkolla, mund të përmend ngjarjen e para disa muajsh në Gramsh. Dhe ja ku ndodhemi pas atij në një vrasje tjetër, që do të thotë që masat e përkohshme dhe emotive që marrin organet publike nuk janë të mjaftueshme. Duhen masa të qëndrueshme! Shoqëria dhe institucionet në përditshmëri mëkojnë dhunë dhe urrejtje. Dhe ndodh që një pjesë e fëmijëve kthehen viktima të këtyre modeleve, imitojnë e pastaj arrijmë këtu në këto raste ekstreme. “Ne do të punojmë për parandalimin, eliminimin e rasteve të dhunës, duke pasur në vëmendje të veçantë jo vetëm mësuesit, por dhe prindërit, për të qënë pjesë e këtij aksioni të madh që do të ndërmarr Ministria e Arsimit për t’i thënë stop dhunës në shkolla. “Kemi rreth 900 raste të cilat janë të raportuara për dhunë fizike, 700 raste të për dhunë psikologike, kemi rreth 914 raste që lidhen me bullizim. Këto janë të dhëna nga vetë ministria, dhe janë shifra relativisht të larta. Problemi është se si adresohen këtë raste”. “Këtë kemi vënë re dhe ne gjatë monitorimit të bullizmit: Tendencë e madhe e institucioneve arsimore është ose mosinstitucionalizimi i një rasti problematik që ndodh në shkollë, ose mundohen për ta fshehur”… Masat për të garantuar mjedisin e sigurtë për nxënësit janë të pamjaftueshme për drejtoreshën e politikave arsimore; ku parashikojnë të rishikojnë kuadrin ligjor; ndonëse ekspertët e arsimit kërkojnë zbatimin e mirë të vendimeve të miratuara; teksa gishtin e fajit e vendosin jo vetëm te shkolla por edhe familja. Ne kemi marr masa si psh projektin pilot në numrin e oficerëve të sigurisë në vend. Kemi filluar me 15, dhe sot kemi arritur 240 oficerë sigurie. Po ashtu, kemi vendosur të rrisim numrin e psikologëve dhe punonjësve socialë. Natyrisht, kjo nuk është mjaftueshëm, prandaj po punojmë për këtë. Dëshirojmë të marrim masa më konkret, ku do të fillojmë të shohim bazën ligjore. Kemi krijuar një mekanizëm për oficerët e sigurisë, ku sot në 54% e institucioneve mungon si pozicion, por edhe aty ku është, dhe në rasti konkret, nuk ka qenë efektiv. Të dhënat, të cilat shpesh neglizhohen brenda institucioneve, dhe nuk adresohen atje ku duhet. Sot, një psikolog, po ta shohim në përgjithësi, kujdeset për 506 nxënës. Ky është një numër shumë i lartë, kur e kuptojmë që po merremi me probleme që duhet të trajtohen vazhdimisht. Nuk zbatohet një pjesë e mirë e legjislacionit. Dhe, mes të tjerash, nuk mbahen përgjegjës prindërit. Në shkollën ku kam fëmijën, unë jam anëtar në këshillin e prindërve dhe fatkeqësisht, vë re se shumë pak prindër bashkëpunojnë dhe përfshihen në shkollë. Pjesa më e madhe e shikojnë shkollën si një depozitë, ku do duhet të lenë fëmijën dhe i ngarkojnë gjithë përgjegjësitë. institucioni patjetër ka përgjegjësitë e tij për të pasur një mjedis të sigurt në shkollë, që nuk është vetëm në lidhje me pedagogjinë, por një mjedis që i trajnon të rinjtë, por, siç thashë, në zhvillimin e fëmijës, për mirëqenien më të madhe të familjes. Ministria e arsimit zbulon për top channel nisjen e një hetimi të brendshëm vec organeve të drejtësisë, për procedurat e ndjekura nga strukturat e saj të varësisë duke nisur si fillim me personelin e shkollës për konfliktin fatal te Fan Noli. “Ministria e Arsimit është duke hetuar nga administrative se çfarë ka ndodhur në këtë shkollë, për këtë ka ngritur një grup pune që do të shoh procedurat që janë ndjekur nga të gjitha strukturat e arsimit në nivelin e shkollës, apo në strukturat e tjera të varësisë të Ministrisë Arsimit.

Top Channel/ Bora “errëson” fermerët, pamjet e bukura i lënë vendin ngricës
01/04 22:59
Top Channel/ “Ambasada e SHBA: Irani mund të sulmojë Shqipërinë
01/04 22:50
Top Channel/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve
01/04 22:49
Top News- Irani në shënjestër Shqipërinë/ SHBA jep alarmin, mund të synojë të godasë MEK
01/04 21:07
Top Channel/ Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues
01/04 19:43
Top News – 25 për qind e tenderave u ankimuan. Problematikat e procedurave të prokurimit publik
01/04 17:31
Top News – Zaçaj ngjit shkallët në BSh. Emërohet zëvendësja e parë e guvernatorit Gent Sejkos
01/04 17:30
Top News – Rritje rekord në Shqipëri. Flotës së Aeroportit të Tiranës i shtohen 4 avionë të rinj
01/04 17:05
Top News – Transformimi i Aeroportit të Tiranës. Një portë e aksesueshme për qytetarët dhe bizneset
01/04 16:40
Top News – Lirohet nga detyra Klevis Qose. Qeveria emëron drejtorin e ri të burgjeve
01/04 16:23
Top Channel/ Kosova nderohet me Medalje Merite! Presidentja Osmani dekoron Dardanët
01/04 16:03
Top Channel/SPAK heton grupin kriminal, dy ish-zyrtarë në gjyq për punësimin e Shaljanit
01/04 16:01
Top Channel/ TIA ndryshon me investimet e reja, shtohen pasagjerët dhe ulen çmimet
01/04 15:56
Top Channel/ Ryanair bazë me 4 avionë, investon 400 mln USD në Tiranë, 4 mln pasagjerë në 2026
01/04 15:56
Top Channel/ Bie besimi në ekonomi për marsin! Industria, ndërtimi dhe shërbimet në rënie
01/04 15:48
Top News – Subvencion si në luftën e Ukrainës. Qeveria shqyrton skemën për transportin urban
01/04 15:47
Top Channel/81vite nga masakra e Tivarit,kërkohet zbardhja e plotë të eliminimit të 4400 shqiptarëve
01/04 15:47
Top Channel/ Rregullore për hapësirat publike, ka prioritet lëvizjen në trotuare para sezonit
01/04 15:31
Top Channel/ Berisha akuza për oligopolet, shënjestron Ramën për çmimet
01/04 15:28
Top News – Kundërshtojnë vendimin e Nokës. Demokratët e përjashtuar të Durrësit ‘mësyjnë’ selinë
01/04 15:04