Një 62 -vjeçare shqiptare është gjetur e vdekur brenda banesës në lagjen “Gizi” të Athinës. Sipas policisë greke, viktima ka plagë dhe shenja dhune. Porta e banesës ishte e mbyllur dhe nuk kishte shenja thyerje. Fqinji shqiptar thotë se gruaja ishte njeri shumë i mirë dhe se kishte ngelur i habitur nga ngjarja.